DELIALLISI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Shijak. Oficer, i sapo diplomuar. I biri i Ymer Deliallisit, veprimtar i shquar i Pavarësisë. Oficer i Ushtrisë Kombëtare, i sapo diplomuar në Akadaminë Ushtarake në Romë. Antifashist. U pushkatua pabesisht na komunistët në Sharrë të Tiranës, bashkë më Kapllan e Jakup Deliallisin, xhaxhallarët e tij. Aktivist i Lëvizjes së Legalitetit. Më 1 korrik 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit vendosi njohjen “e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike”, në nëntor 1944. Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Shijakut, me vendim nr. 60, dt. 10 maj 1946, «ka vendosë sekuestrimin e pasunis së tundëshme dhe të pa tundëshme të vramit politik Shefqet Deliallisit nga Shijaku: 1) Nji shtëpi në L. Popullore. 2) Nji tokë prej 20 dynymësh me menin Kodra. 3) Tre dyqane në treg. 3) Dy dynyme bahçe me pemë frutore në Erzen». Më 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndër 37 intelektualët e Tiranës, të vrarë nga diktatura komuniste, në periudhën 28 tetor-16 nentor 1944. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1130. Gazeta Zyrtare 6 gusht 1946, f. 7

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]