DELIALLISI Tushe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1883 në Golemaj, Durrës. U internua për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Shijaku në Kuçovë, Tepelenë, Berat, prej 1 shkurt 1945 deri në 30 qershor 1949. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 961

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]