DELIU Nebi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Berat. Më 2 gusht 1946, me vendim nr. 320, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi me 4 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare baraz me kohën e burgut. Më 8 janar 1947, me vendim nr. 6, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Beratit, urdhëroi «sekuestrimin e pasunis të naltpërmendurit për të vënë dorë në pasurin e lujtëshme për shitje». Gazeta Zyrtare, 20 shkurt 1947, f. 5

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]