DEMA Gec Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Iballe të Pukës, në vitin 1895. Më 12 maj 1994, Gjykata e Rrethit të Pukës vërtetoi faktin juridik të vrasjes së tij në përpjekje me forcat komuniste të Myslim Pezës, më 17 qershor të vitit 1942, në fshatin Prezë të Tiranës. Çertifikatë vdekjeje, Republika e Shqipërisë, Komiteti Ekzekutiv Pluralist KP të Rrethit Pukë, Zyra e Gjendjes Civile Pukë, më 14. 6. 1994, nr. 20; Republika e Shqipërisë, Gjykata e Rrethit Pukë, nr. 236 i Regj. Them., nr. 189 i vendimit, data 12. 5. 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]