DEMA Iljaz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Dibër. Më 19 gusht 1946, me vendim nr. 4002, Gjykata ushtarake e Tiranës e dënoi «si komandant rrethi në Zerqan, i ka shërbyer okupatorit me koshiencë, ka mobilizue popullin kundër ushtrisë nacionalçlirimtare”, me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. Pas pushkatimit, trupin ia hodhën pus. (F. Mulleti, fq.178). AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.209-210

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]