DEMA Qerim Murat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910 , në Homesh, Dibër. Më 19 maj 1945, me vendim nr. 11, Gjykata ushtarake e Durrësit e dënoi si “armik i popullit” me 10 vjet burg , heqje të të drejtës elektorale dhe konfiskimin e pasurisë. U lirua nga burgu më 27 prill 1949. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Zerqanit, nr. 81, dt. 28 dhjetor 1945, iu sekuestrua, si ndëshkim, pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1009, 2596- 2597. Gazeta Zyrtare 23 maj 1946, f. 5

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]