(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Djali i Hysni Demës. Lindur më 1935, në Dibër. Periudha e burgimit 3/8/1951- 1/8/1955. Në nëntor l944: forcat partizane e nxjerrin familjarisht nënën me 5 fëmijë nga shtëpia në Tiranë dhe i internojnë në Berat; pastaj në kampin e Kamzës. 1948: ai me nënën e të motrën, qëndrojnë për një vit në kullën e kalasë së Krujës. 1951: tenton të arratiset nga kampi i Tepelenës, për të arritur tek i ati në Greqi, por diktohet e kapet. Më 17 maj 1951, pa i mbushur ende 16 vjeç, u dënua me 4 vjet burg, me vendim nr. 62, nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, «për arratisje nga kampi i Tepelenës». Ndërsa vuante burgimin e radhës në Porto Palermo, më 1952, arrin të arratiset nga vendi. [Rudina Dema] cit. në Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]:), ISKK, Tiranë 2013, (intervistë me Rudina Demën) f. 482-483
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit