(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Vajza e Hysni Demës, (Shkodër 1931 – 2005). Periudha e burgimit 1/3/1947 – 1/3/1949; periudha e internimit 5/1/1945 – 12/31/1954. U përndoq për shkak të prejardhjes që në moshën 15 vjeçare. Vajza e nënkolonelit Hysni Dema. 26 dhjetor 1946 u arrestua duke i falsifikuar moshën. U torturua në mënyrë çnjerëzore për tetë muaj në hetuesi, duke e lidhur me litar e duke ia përplasur kokën pas shkallëve. Për të treguar lidhjet e babait (Hysni Demës, ish Komandant i Xhandarmërisë) me klerikët e Shkodrës. Pas burgut u internua në kampin e Tepelenës ku kishte familjen, në Porto-Palermo dhe përsëri në Tepelenë. Pastaj në kampet e Myzeqesë në Savër, Plug, Gradisht etj deri në vitin l991. Fatbardha Mulleti: Dhimbje 2, f. 127-129; Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, bot. i dytë: ISKK, 2013, f. 177-179
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit