(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1921, në Eçmenik, Korçë. Më 27 shtator 1977, me vendim nr. 247, Gjykata e Korçës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë, në formën e arratisjes jashtë shtetit», dhe «agjitacion e propagandë», me 25 vjet burg. Më 15 nëntor 1982, u amnistua me dekretin nr. 6656, dhe u lirua. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.99-100
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]