(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Eçmenik të Devollit, më 3 qershor të vitit 1905. Më 19 dhjetor 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në Ballin Kombëtar», dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme dhe të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 420
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]