(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Çermenikë, më 20 gusht të vitit 1926. Më 9 janar 1948, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», dhe e dënoi me tre vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për tre vjet kohë. U arrestua sërish më 1950, dhe më 18 nëntor të po atij viti, Gjykata e Korçës e dënoi me dhjetë vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për «strehim dhe furnizim të të arratisurve», «dhënie informatash» dhe «agjitacion e propagandë». F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 444
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]