DEMIRALI Feti
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vërlen, Devoll. U pushkatua për motive politike. Më 10 shtator 1946, me vendim nr. 212, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Devoll me vendim «urdhnon: sekuestrimin e pasunisë së tundëshme dhe të pa tundëshme të tradhëtarit të vramun në kohën e Fashizmit Feti Demiraliut nga katundi Verlen […]: nji shtëpi me dy kate, me gjithë vjeksat në katundin Verlen dhe 73 dynym pronja. Të tundëshme: 3 dhen, dy shilega, 3 dhi, i kusi bakri e madhe, 1 tepsi, 3 pjata, 2 jorgana, 1 kadushkë, 4 koshka me bletë, 1 trapezë, dy kareklla, nji kazan bakëri rakie». Gazeta Zyrtare, 27 dhjetor 1946, f. 7

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]