(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Kuç, Kurvelesh. U ndëshkua me sekuestrimin e pasurisë, pas vdekjes. Më 5 mars 1947, me vendim nr. 10, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Kurveleshit i sekuestroi pasurinë, sepse i biri, Murat Demiri [shih], ishte dënuar si kriminel lufte dhe armik i popullit. Pasuria e sekuestruar: «1 shtëpi me 2 kate e ndodhur në Kuç në lagjen Gjekgjin me një bahçe 1 stremësh, 1 arë 6 stremësh, një arë në Grinjarë ½ stremësh». Gazeta Zyrtare, 23 prill 1947, f. 8
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]