DERVISHI Abdyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Skrapar. U internua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Skrapari në Peqin, Elbasan, prej 15 gusht 1952 deri më 1 shtator 1956. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1910-1911

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]