(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1882 në Zagorie, Gjirokastër. U internua për motive politike. Me vendim të Komisionit të Internim Dëbimeve, më 4 maj 1950, u internua tre vjet nga Gjirokastra në Lushnjë, deri më 1953. Sipas vendimit nr 313/5 të Komisjonit Internim Dëbimeve për internime dhe falje dënimi për persona që zhvillojnë aktivitet armiqësor: Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Dega e V-të hetuesia, M. i Punëve të Brendëshme Mehmet Shehu dt. 1 10 1953 urdhëroi: lirimin nga internimi mbrenda datës 5 tetor të Dhespina Dhefto-s, drejtuar Komandës Kampit nr. […] 6 Tepelenë. Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, v. 1953, D. 11, f. 1
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit