(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Fitues i olimpiadës në Shkencat Ekzakte (1930 Gjirokastër). Periudha e burgimit 1/16/1952- 11/6/1965. Thanas Dhespo liceist i shkollës “Asim Zeneli” në Gjirokastër, fitues i “Medaljes së artë” me rastin e zhvillimit të, “Olipiadës matematike (shkencat ekzakte)” akorduar nga “Departamenti i Shkencave Ekzakte, Paris” përfaqësuar nga Pierr Zhon Shevalje, më 14. 01. 1952. Bashkë me Medaljen do t’i rrëmbehej edhe liria nga regjimi komunist. Me këtë rezultat që i jepte primatin mbi 2 800 konkurrentë europianë, Zoti Shevalje i shfaq besimin se Thanas Dhespo duhej që të studjonte në universitetet e Cambridgeit apo të Sorbonës, përkundrazi Sigurimi i shtetit e arrestoi në Gjirokastër ndërsa brenda më 18 janar 1952, i sekuestroi Medaljen në fshatin e tij Zhej të Labovës. I dënuar për “agjenturë të huaj”, ai vuajti 14 vjet burg. Burgosja e padrejtë e Thanas Dhespos është nga ngjarjet më të shëmtuara të gjithë Europës Lindore veç për t’i përvetësuar Medaljen, dhe për ta tjetërsuar njeriun dhe identitetin e tij si fëmijë i talentuar. Mohimi i shkollimit të mëtejshëm, dhe kalvari i persekutimit 38 vjeçar për shkak të dijes, është një rekord i dedikuar regjimit komunist. Leka Ndoja: Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit (1945-1990), ISKK, 2013
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit