(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1942 në Klishar, Gjirokastër. Më 6 mars 1970, me vendim nr. 6, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut», «veprime përgatitore për t’u arratisur në Greqi» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit për përhapjen e informatave që përbëjnë sekret shtetëror», me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2694-2695
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]