DHRAMI Anastas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1956, në Pogradec. Më 14 qershor 1979, me vendim nr. 62, Gjykata e Progradecit e dënoi për «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit», me 1 vit burg. Më 26 janar 1982, me vendim nr. 16, Gjykata e Korçës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit në bashkëpunim», me 20 vjet burg, 5 vjet internim dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2771-2772

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]