DHROSO Sotir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ersekë, më 15 shkurt të vitit 1930. U arrestua më 10 tetor 1953 dhe më 11 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me njëzetepesë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për për pesë vjet kohë (dënim i kombinuar). Me dekret nr. 2267, datë 30 prill 1956 të P. K. K. P, dënimi iu zbrit në pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie. U lirua më 14 prill të vitit 1963, për plotësim kohe. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]