(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Nartë të Vlorës, në vitin 1923. Më 17 tetor 1965, Gjykata e Rrethit të Vlorës e dënoi me 6 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë armiqësore». U arrestua sërish më 1979, dhe më 25 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Vlorës e dënoi me 10 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë kundër shtetit». F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 210
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]