DILO Kasëm
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1906, në Roskovec, Fier. U pushkatua për motive politike. Më 25 prill 1994, me vendim nr. 1047, Gjykata e Fierit vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq të K. D. nga forcat partizane, sepse ishte përkrahës i Ballit Kombëtar, anëtar i çetës së Mallakastrës me komandant Tefik Cfirin. U vra në vitin 1943. AISKK, F. V. D. Fl. 631-632

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]