Distonitë fokale Torticollis Spasmodicus
(Term neurologjik – Mjekësia)
Tek ky çrregullim shfaqen kontrakcione të ngadalshme të muskujve individual të qafës dhe krahëve, të cilat shkaktojnë rotacion tonik të kokës në një pozitë të caktuar. Zakonisht është m.sternocleidomastoid kontralateral i afektuar. Vetëm 1/3 e pacientëve kanë remision spontan, 1/3 tjerë zhvillojnë edhe manifestime tjera distonike. Etiologjia nuk dihet, por mendohet të jetë multifaktoriale.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]