DOÇI Islam Hajdar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Kolesjan, Kukës. Më 17 maj 1994, me vendim nr. 363, Gjykata e Kukësit vendosi të njohë faktin e vrasjes së I. D., për motive politike, nga forcat e diktaturës, më 30 prill 1945. U arrestua se kishte strehuar dhe ushqyer forcat e Muharrem Bajraktarit, i cili bënte qëndresë të armatosur ndaj regjimit komunist. U pushkatua publikisht në fshatin Shemri të Kukësit. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.40-41

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]