(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Macukull, Burrel. Më 8 dhjetor 1993, me vendim nr. 368, Gjykata e Matit vendosi njohjen e faktit që Sh. D. ka «qëndruar në arrati brenda vendit për shkak të përndjekjes, nga 10 dhjetori 1944 deri më 1 shtator 1947. Më 9 gusht 1947, me vendim nr. 644, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për bashkëpunim me Abaz Kupin», dënuar me vdekje, humbjen e të drejtave civile dhe me punë të detyruar. Më 1 nëntor 1946, Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturës së Burrelit urdhëroi «sekuestrimin e pasunis post-shënueme t’arratisunve kriminel lufte Shahin e Cen Doçi (vllazën) nga katundi Macukull: nji shtëpi banimi dykatëshe (e djegun); 2 dynym tokë të punueshme; 2 dynym livadhe dhe 1 dynym zabel». AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2097, 2441- 2442, 2501. Gazeta Zyrtare, 20 shkurt 1947, f. 14. Gazeta Zyrtare, 14 maj 1947, f. 3
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit