DOBI Arshi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Gjirokastër. U dëbua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr.21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Durrësi në Shijak, prej 15 maj 1950 deri më 1959. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1024

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]