(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Më 28 qershor 1946, me vendim nr. 125, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malsisë së Madhe, i sekuestroi pasurinë e «lujtëshme dhe të palujtëshme Pjetër Gjok Dodës, banues në katundin Vrithë Shkrel, i aratisun për faje dhe tash i kapun: dele kokë 10; nji tokë buke me emnin “Ndaj Shpija e Ndocit”, 1 ½ dynym e ndodhun në katundin Vrithe». Gazeta Zyrtare, 5 shtator 1946, f. 5-6
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "DODA Pjetër Gjok" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/doda-pjet%c3%abr-gjok