(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1909, në Zajs, Mirditë. U internua dhe dëbuar për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit nga Mirdita në Tepelenë dhe Lushnjë, prej prill 1952 deri më prill 1957. Deri më 31 dhjetor 1954 ka qenë në internim; pjesën tjetër në dëbim. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1362-1363
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]