Dogançja dhe Malëshoviçja

Dogançe quhet e folmja e fshehtë e kallajxhinjve të Brezhdanit, të Limarit e të Malëshovës në rrethin e Përmetit. Kjo e folme duhet të ketë qenë e njohur qysh nga gjysma e dytë e shek. XVIII. Vatra e lindjes së kësaj të folmeje ka qenë Malëshova, krahinë që shtrihet ne jugperëndim të Përmetit e që përfshin katundet Brezhdan. Malëshovë, Leskaj, Kala. Më pastaj kjo e folme është përhapur e folur me variante nga zejtarë të tjerë shëtitës. Krahas fjalës dogançe, për këtë të folme përdoren edhe malshoviçe dhe lovidharçe. Fjala dogançe rron më tepër në gojën e atyre që nuk e përdorin atë si Këlcyra, Dishnica, Dangëllia. kurse fjala lovidharçe përdorct për të folmen e sharrëxhinjvc të Përmetit. e cila ka qenë një variant i dogançes, një dcgëzim pothujase i pavarur prej saj. Fjala malshoviçe përdoret për të folmen sepse e përdorin malshovitët. Ata flisnin dogançe kur donin të bënin pazarin e punës, pa i marrë vesh të tjerët, për shembull “Bëj pazon me cimadhin dhe kapsi beshot” që do të thotë “bëj pazarin me këtë djalin dhe merri paratë”. Malëshovitët përdornin dogançen në raste rreziku, për t’u shpëtuar xhandarëve dhe grabitësve kur qenë duke udhëtuar.

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Dogançja dhe Malëshoviçja" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/dogancja-dhe-mal%c3%abshovi%c3%a7ja