Cilat janë profesionet më të mira?

Ç’profesion të zgjedh?
Çfarë do të behësh kur të rritesh? Këto janë disa nga pyetjet që bëhen shpesh. Këtu kemi një listë profesionesh sipas rrogave mesatare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Profesionet me te mira

1. Anesteziolog /anestezit
(Anesthesiologist)
Pagesa mesatare në vit: 290,000 $
Pagesa maksimale në vit: 393,000 $

Anestezilogët janë doktorë që luajnë kryesor duke mbajtur pacientët gjallë por dhe në gjumë në të njëjtën kohë gjatë një operacioni. Rroga e tyre tregon më së miri rëndësinë, pëgjegjësinë dhe rrezikun që përfshihet në punën e tyre.

2. Kirurg i përgjithshëm
(General Surgeon)
Pagesa mesatare në vit: 260,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 412,000 $

Këta kirurgë janë shumë të specializuar dhe kanë kërkesë të madhe, kryejnë operacione në aparatin tretës, në lëkurë, në gjoks dhe hernie. Si specialitete dytësore përfshihen opraracione traumash dhe operime vaskulare.

3. Mjek i ndihmës së shpejtë
(Emergency Room Physician)
Pagesa mesatare në vit: 250,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 368,000 $

Mjekët e ndihmës së shpejtë janë në ballë të një krize dhe kujdesen për këdo që është viktimë e një traume deri tek fëmijët e sëmurë. Aftësia e tyre të mendojë shpejtë dhe të përkujdesen për një gamë të gjerë sëmundjesh dhe pacientësh i bën ata pjesë të domosdoshme në çdo spital

4. Mjek obstetër/ Gjinekolog
(Obstetrician / Gynecologist)
Pagesa mesatare në vit: 210,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 313,000 $

Këta mjekë kanë nevojë për shumë trajnim dhe merren me shtatëzanitë dhe me lindjet e fëmijeve.

5. Psikiatër
(Psychiatrist)
Pagesa mesatare në vit: 185,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 269,000 $

Psikiatrët janë mjekë profesionistë që japin medikamente për pacietët me probleme mendore. Njohuritë e tyre të specializuara i bën këta të jenë një nga profesionet më të paguara.

 

Profesionet me te mira

6. Mjek i përgjithshëm
(Primary Care Physician)
Pagesa mesatare në vit: 174,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 256,000 $

Mjekët e përgjithshëm kujdesen për ju kur keni të fohtë, grip apo probleme të përgjithshme dhe ju adresojnë në ndonjë specialist nëse keni diçka më serioze.

7. Infermiere anesteziste
(Nurse Anesthetist)
Pagesa mesatare në vit: 156,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 206,000 $

Këto infermiere ndihmojnë mjekët anestezistë gjatë një operimi. Për shkak të trajnimeve të vazhduara që nevojiten në këtë lloj pozicioni që kërkon shumë, këto janë infermieret më të paguara.

8. Drejtor i Menaxhimit të Prodhimit
(Product Management Director)
Pagesa mesatare në vit: 148,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 192,000 $

Çdo aksesor i ri, akoma dhe xhingla minglat që mund të shikoni në ndonjë sajt është krijuar nga menaxheri i prodhimit. Ata merren me kërkesat që ka një biznes, krijojnë vizione dhe kërkesat teknike për të realiazuar projektet.

9. Inxhinier Softuerësh/ Drejtor i zhvillimit
(Software Engineering / Development Director)
Pagesa mesatare në vit: 144,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 202,000 $

Inxhinierët e softuerëve merren me krijimin e produkteve të reja dhe ndihmojnë në zgjerimin e mundësive në një softuer mund të japë.

10. Drejtor Shitjesh
(Sales Director)
Pagesa mesatare në vit: 142,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 222,000 $

Drejtorët e shitjeve kanë si përgjegjësi vendosjen dhe realizimin e planeve për grupet e caktuara, duke krijuar biznese dhe shërbime të reja. Është një profesion me shumë rëndësi sepse suksesi i një biznesi varet nga drejtimi i duhur i drejtorit të shitjeve.

Profesionet me te mira

11. Dentist
(Dentist)
Pagesa mesatare në vit: 142,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 237,000 $

Askujt nuk i përqen të shkojë te dentisti por megjithatë duhet vajtur dy herë në vit. Profesioni i dentistit është një profesion i paguar mirë sidomos nëse specializoheni në fushën e operacioneve.

12. Ekspert në fushën e sigurimeve
(Actuary)
Pagesa mesatare në vit: 133,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 222,000 $

Ky pozicion është kyç në një kompani, dhe këta ekspertë vlerësojnë instrumentet financiare siç është çmimi i produktit dhe sigurimi i rezervave monetare. Ky pozicion i veçantë, trajnimi i nevojshëm, dhe përgjegjësia, bën që të jetë një nga profesionet më fitimprurëse.

13. Ekzekutiv i lartë i shitjeve
(Senior Sales Executive)
Pagesa mesatare në vit: 127,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 222,000 $

Ekzekutivi i lartë i shitjeve duhet të jetë shumë i mençur dhe të kuptojë mirë klientin dhe prej tij kërkohet shpenzojë shumë kohë duke udhëtuar për të takuar klientë. Ata kanë si detyrë të prezantojnë kompaninë dhe produktin e tyre në mënyrën më të mirë që është e mundur.

14. Arkitekt Softuerësh
(Software Architect)
Pagesa mesatare në vit: 119,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 162,000 $

Një arkitekt softuerësh ndohmon në dizenjimin e një softueri siç është softueri të cilin po lexoni ju këtë artikull. Ata përditë merren me produkte nga më të ndryshmit si aplikacione dhe lojra. Nevojiten aftësi të mëdha për këtë pagë të majme.

15. Avokat
(Attorney / Lawyer)
Pagesa mesatare në vit: 118,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 246,000 $

Avokatët e korporatave të cilët i gjen në gjyqe mund të nxjerrin rroga të tilla edhe po pati krizë ekonomike, sepse këto firma bëhen më konkurruese.

Profesionet me te mira

16. Këshillues menaxhimi
(Management Consultant)
Pagesa mesatare në vit: 117,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 209,000 $

Kompanitë i punësojnë këshilluesit të bëhen më fitimprurëse dhe të kenë më shumë efikasitet, duke patur besim tek ta se do të gjejnë zgjidhje në problemet e tyre. Këto rroga të larta janë të shoqëruara nga orë të gjata pune dhe shumë orë udhëtimi.

17. Meanxher i Kërkimit dhe Zhvillimit
(Research & Development Manager)
Pagesa mesatare në vit: 116,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 156,000 $

Kompanitë shpenzojnë miliona duke krijuar produkte të reja. Këta menaxherë kanë si detyrë gjetjen e ideve të reja si dhe realizimin e tyre.

18. Shkencëtar i kompjuterave dhe informacionit
(Computer and Information Scientist)
Pagesa mesatare në vit: 115,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 167,000 $

Këta persona hulumtojnë për problemet dhe çështjet e shkencave informatike si teoricien, dizanjatorë dhe shpikës duke krijuar produkte të reja dhe zgjidhur probleme softuerësh apo harduerësh.

19. Drejtor llogarie
(Accounting Director)
Pagesa mesatare në vit: 112,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 179,000 $

Drejtori i llogarisë merret me ndjekjen e lëvizjes së parave si hyrëse dhe dalëse në një kompani, si dhe menaxhimin e stafit të kompanisë.

20. Optometrist
(Optometrist)
Pagesa mesatare në vit: 108,000 $
Pagesa Maksimale në vit: 163,000 $

Optometristët kujdesen për sytë, japin diagnostikime për problemet e shikimit, masin perceptimin e ngjyrave dhe testojnë aftësinë tonë për t’u fokusuar. Këta mjekë shpenzojnë shumë kohë për t’u specializuar.

[cite]