(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1925, në Taç i Poshtëm, Kolonjë. Më 15 prill 1946, me vendim nr. 91, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se «ka marrë pjesë në një grup të organizuar për rrëzimin e pushtetit», me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. Dënimi iu fal më 26 qershor 1947. Themelues i zyrës përkthimore të burgut me Mirash Ivanajn, Mihal Sherkon, Lazër Radin etj. Vepra të përkthyera: Xh. Swift: Përralla e fuçisë dhe satira të tjera; Jack London: Dhëmbi i bardhë; Gustave Flaubert Edukimi i ndjenjave ; Defoe, Daniel: Robinson Kruzo; Victor Hugo: Njeriu që qesh; Theodore Dreiser: Një tragjedi amerikane; Thomas Hardy: Tesi i D’erbervilëve; Nikolaj V. Gogol: Taras Bulba; Charles Dickens: Dombi e Biri; Lucianus Samosatensis: Vepra të zgjedhura; James Fenimore Cooper: I fundmi i Mohikanëve; Maurice Druon: Familjet e mëdha . AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.255-256
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit