DOKO Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Ersekë. U internua dhe dëbua për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr.20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Ersekë, në Fier, prej 1955 deri më 30 shtator 1991. Sipas M. D, prej 20 maj 1945 deri më 1955, ka qenë i internuar së bashku me prindërit në Krujë dhe Radostinë, Fier. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 792-793

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]