(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Tozhar të Beratit, në vitin 1887. Më 31 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e shpalli fajtor se ka «vepruar kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me njëzet vjet heqje lirie, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike për pesë vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 478
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "DOLLANI (tozhari) Ahmet" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/dollani-tozhari-ahmet