(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Tozhar të Beratit, më 12 korrik të vitit 1913. Më 19 nëntor 1946, Gjykata e Beratit e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit», dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 1980, dhe më 13 shtator të po atij viti, Gjykata e Beratit e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për «agjitacion e propagandë kundër shtetit». AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 482
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]