(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tozhar, Berat. Më 1 shkurt 1947, me vendim nr. 60, Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturës Qendrës Beratit urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme të dënuarit Veli Islam Dolluni nga katundi Tozhar i Beratit: ara Alushe 6 1/2 dynym , ara Kule 7 dynym, ara Frashëri 9 dynym, ara Spolitur 30 ½ dynym. Pasunija e tundëshme: mobilje e sende shtëpijake simbas inventarit që ndodhet në Seksionin e Financës». Gazeta Zyrtare, 25 shkurt 1947, f. 5
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]