DOREZI Hajrullah
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ersekë, në vitin 1931. U arrestua më 27 qershor 1960 dhe më 29 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë», ndaj e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për tre vjet kohë. Më 10 dhjetor 1960, Gjykata e Lartë, me vendimin nr. 77, ia zbriti dënimin në katërmbëdhjetë vjet heqje lirie. U lirua më 14 tetor 1971. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 277

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]