DOREZI Mynever
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Leshnjë, Ersekë. U internua dhe burgos për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Ersekë në Fier, prej 1 maj 1951, deri më 15 tetor 1958. Më 12 janar 1980, me vendim nr. 7, Gjykata e Lushnjës e ka dënuar «për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 748-749

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]