DORI Jani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Mbrezhdan, Përmet. Më 27 nëntor 1947, me vendim nr. 258, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «krimin e pjesëmarrjes në grupin e n/oficerave që kanë kryer sabotime të ndryshme në sektorin ku punonin, kanë propaganduar në favor të imperializmit anglo-amerikan dhe kundër pushtetit popullor, kanë marrë pjesë në komitetin ushtarak klandestin, duke pasur si qëllim rrëzimin e pushtetit me armë», me 4 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e gradave që mbante. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 1576

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]