(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Gostivisht të Kolonjës, në vitin 1917. Më 12 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si «ballist», me tre vjet burg dhe heqjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. U arrestua sërish më 11 shtator 1970 dhe më 26 nëntor të po atij viti, Gjykata e Kolonjës e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» (dënim i kombinuar). Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 281
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]