DRASATI Sokol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 13 shkurt të vitit 1972. U arrestua më 14 dhjetor 1990. Pak ditë më vonë, më 21 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «veprën penale të diversionit të kryer në bashkëpunim» dhe «për veprën penale të terrorit të mbetur në tentativë», dhe e dënoi me trembëdhjetë vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 805.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]