DRAZHO Petro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913 në Labovë e Poshtme, Gjirokastër. Më 20 maj 1952, me vendim nr. 25, Gjykata ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «strehim të diversantëve” dhe «dhënie informacioni me karakter ushtarak e ekonomik diversantëve” me 10 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2600-2601

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]