DREDHAJ Dom Lekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Baqel, Lezhë, më 1899. Prift jezuit, studioi filozofi në Kolegjin Françeskan të Gracit, Austri, dhe teologji në Gjenovë, Itali. Shërbeu famullitar në fshatrat Hajmel, Shllak, Koman, Dardhë, dhe Nenshat. Në vitet 1947-48 ka shërbyer si Vikar i Dioçezës. Në Nënshat arrestohet me 1 shtator 1948 dhe dënohet me 7 vjet burg me motivacionin “agjitacion e propagandë”, dënim që e kryen në burgun e Shkodrës. Mbas kryerjes së dënimit, shërben prap në Nënshat, në Shkodër, deri më 1967. Vdiq më 1976. Zef Simoni: Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare, Shkodër 1993, f. 161

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]