DUBINI Nikolla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Brest-Litovsk, Rusi. Më 9 mars 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «spiun i fashizmit dhe ka marrë pjesë në Frontin Lindor», dhe, pa ligjin të cituar në vendim, e dënoi me 3 vjet burg. Më 2 mars 1948, me vendim nr. 143, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për krime kundër shtetit», me 10 vjet burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.291-292

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]