DUKA Hajrie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Kavajë. U internua për shkaqe politike. Më 22 maj 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Kavajë në Vlorë, prej 30 mars 1953 deri në 30 prill 1956. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2251-2252

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]