DUKA Kapo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Gusmar, Tepelenë. Më 26 maj 1994, me vendim nr. 332, Gjykata e Tepelenës vendosi njohjen e faktit të vrasjes së tij për motive politike (pjesëtar i forcave të Ballit Kombëtar), më 22 qershor 1944. I pushkatuar pa gjyq për motive politike më 26 qershor 1944. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1102-1103

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]