DUKAGJINI Anton
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 prill të vitit 1893, në Pukë. Shërbeu si nëpunës në administratën shtetërore. U arrestua në vitin 1946 dhe më 2 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë e dënoi me burgim të përjetshëm për pjesmarrje aktive në organizatën «Bashkimi Demokrat». U lirua në vitin 1962. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 548.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]