DUKAJ Ded
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Shkodër. Më 18 maj 1945, me vendim nr. 168, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «armik i popullit», me 1 vit burg me punë të detyruar. Më 19 maj 1948, me vendim nr. 84, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi «për shmangie nga shërbimi ushtarak», me 1 vit me punë të detyruar. Më 6 shtator 1950, me vendim nr. 168, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi «se është arratisur në Jugosllavi ku ka dhënë informata», me 3 vjet me punë të detyruar. Më 7 korrik 1967, me vendim nr. 37, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 6 vjet burg. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1174

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]