DULAJ Uran
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Ramicë të Vlorës, në 18 maj të vitit 1921. Më 13 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në Organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar», «ka marrë pjesë në operacionet që kryheshin nga gjermanët kundra partizanëve» dhe «ka marrë pjesë në vrasjen e një partizani të Brigadës së 5 Sulmuese», ndaj e dënoi me vdekje dhe konfiskmin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Më 5 shtator 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake e ndryshoi vendimin e Gjykatës Ushtarake të Vlorës dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 201

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]