DULE Biko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Korçë. U internua për motive politike. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Shtyllas, Fier, prej 16 qershor 1951 deri në 30 korrik 1974. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2375-2376

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]