DULE Ike
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Roskovec, Fier. U dëbua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Roskoveci, Fier, në Krujë, prej 14 prill 1945 deri më 22 dhjetor 1946. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 691-692

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]