(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, në vitin 1921. Më 17 tetor 1950, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me pesë vjet burg dhe punë të detyruar. U arrestua sërish më 1963 dhe më 29 janar të po atij viti, Gjykata popullore e Shkodrës e dënoi me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Me dekret nr. 4058, datë 27 shtator 1965, iu fal mbetja e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 543
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]